14:43 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Flet Trump, tregon a është vrarë lideri i ISIS-it

Udhëheqësi i arratisur i grupit të Shtetit Islamik (ISIS) është vrarë në një operacion ushtarak amerikan në veri-perëndim të Sirisë, ka thënë Presidenti Donald Trump, shkruan Indeksonline.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Z. Trump tha se Abu Bakr al-Bagdadi shpërtheu jelekun e tij vetëvrasës gjatë një sulmi nga forcat speciale të shtunën në mbrëmje.

Në një deklaratë të pazakontë të mëngjesit të së Dielës, Trump tha se forcat speciale amerikane ekzekutuan një “bastisje të guximshme gjatë natës” dhe realizuan misionin e tyre të madh.

Ai tha se asnjë ushtar amerikan nuk është vrarë.

Baghdadi mori vëmendjen mediatike në vitin 2014, kur njoftoi krijimin e një ‘kalifati’ në zonat e Irakut dhe Sirisë.

Grupi xhihadist kishte pasur nën sundim mbi 8 milionë njerëz në ato zona ndërsa kryente një numër të madh sulmesh në qytete të ndryshme anë e mbanë botës. ShBA-ja e kishte deklaruar kalifatin si të mundur në fillim të këtij viti./Indeksonline/