23:53 / E Enjte, 07 Janar 2021 / Blerim

Flick afër edhe një rekordi të ri te Bayerni

Futbollisti i Bayern Munchenit, Serge Gnabry, do të jetë në dyshim për paraqitjen ndaj Borussia Munchengladbachut, ndërsa trajneri Hansi-Dieter Flick mund të arrijë rekord të ri për klubin.

Sulmuesi i Bayern Munchenit, Serge Gnabry, mbetet i dyshimtë për “bavarezët” përpara ndeshjes të së premtes ndaj Borussias. Moenchengladbachu, në këtë ndeshje  trajneri i Bayern Munchenit, Hans-Dieter Flick, mund të bashkohet me Pep Guardiolan si trajneri më i shpejtë që arrin 100 pikë në ligë.

Gnabry duket se pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Mainzit, të cilën “bavarezët” e fituan me rikthim.

Fitorja ndaj Munchengladbachut do t’i siguronte 100 pikë në 39 ndeshje për Flickun, të njëjtin rekord kishte edhe Guardiola, por pësimi i golave nga Bayerni mbetet një shkak për t’u brengosur.