13:59 / E Diele, 26 Maj 2024 / Gj. Sh

Flick dëshrion transferimin e yllit të Bayernit te Barcelona

Hansi Flick do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Ai do të zëvendësojë Xavi hernadezin, i cili u shkarkua disa ditë më parë dhe sonte do ta drejtojë për herë të fundit skuadrën e Barcelonës, në ndeshjen kundër Sevillas, shkruan IndeksOnline.

Tekniku gjerman si duket i ka të qarta objektivat për sezonin e ardhshëm.

Flick e dëshiron transferimin e mbrojtësit të Bayern Munchenit, Joshua Kimmich.

Kontrata aktuale e Kimmich me bavarezët skadon në vitin 2025, por ai vlerësohet lartë nga Flick, i cili shumë shpejtë do të bisedojë me drejtorin e Barcelonës, Decon, për objektivat e transferimeve./IndeksOnline/