Flick konfirmon rikthimin e Olmos për ndeshjen ndaj Mallorcas
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/12/flick.jpg)
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur në një konferencë shtypi para ndeshjes me Mallorcën.
Flick, konfirmoi rikthimin e mesfushorit, Dani Olmo, i cili nuk luajti në ndeshjen e të shtunës ndaj Las Palmasit, si edhe ka cekur zhvillimin e Ronald Araujos që u rikthye së fundi nga lëndimi.
🚨🔵🔴 Hansi Flick confirms: “Dani Olmo is back and he’s available, he could start tomorrow”. pic.twitter.com/NfjzkA8oc8
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 2, 2024
“Dani Olmo është kthyer dhe ai është në dispozicion, ai mund të fillojë nesër”, deklaroi Flick.
Kujtojmë se Barcelona, do të luajë nesër ndaj Mallorcës së Vedat Muriqit, me ndeshjen që zhvillohet në orën 19:00./IndeksOnline/