Flick për përleshjen Tchouameni-Valverde: Nuk më intereson
Real Madridi u godit nga një skandal para ndeshjes me Barcelonën, ku dy futbollistët, Aurelien Tchouameni dhe Fede Valverde patën një përleshje fizikie.
Para ”El Clasicos”, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick u pyet për këtë incident, por ai tha se nuk i intereson kjo pasi ata nuk janë pjesë e skuadrës së tij.
“Kjo ndodh në të gjithë botën, kështu që nuk besoj se është diçka ekskluzive për Real Madridin. A u habita? Ndoshta pak, por në fund të fundit, nuk më intereson, sepse nuk është klubi im dhe as ekipi im, dhe për këtë arsye nuk duhet të mendoj për këtë çështje.”, ka deklaruar Hansi Flick./IndeksOnline/

