12:15 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Florentino Perez: Ne u përpoqëm ta sillnim Pogban në Madrid

Pasi ka pasur kritika për ekipin spanjoll për arsyje që nuk kanë arritur transferimin e Pogbas, presidenti i skuadrës i ka dalur në mbrojtje skuadrës së tij.

Perez tha “Ka lojtarë që nuk mund të blihen. E dëshironim transferimin e Lewandowskit për disa vite mirëpo nuk e arritëm këtë gjë, e njëjta gjë ndodhi edhe me Pogban, pasi që Manchester United nuk donte ta shiste atë. Ai është me të vërtetë i fortë dhe ne e pëlqejmë atë”.

Po ashtu presidenti tregoi se nuk është i lodhur me skuadrën e tij, dhe përderisa e ka mbështetjen e tifozëve do të qëndrojë te Reali./Indeksonline/.