21:14 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Florentino Perez zgjedh Mbappen para Neymarit

Në dy muajt e fundit, ka pasur zëra për një transferim të mundshëm që do të sillte Neymarin në Real Madrid. Megjithatë, sipas raporteve më të fundit nga Anglia, në veçanti nga Independent, Kylian Mbappe është objektivi i madh i tregut për Florentino Perez në verën e ardhshme, përcjell Indeksonline.

Për shefin e Real Madridit, Mbappe është një nënshkrim strategjik. Sidomos pas humbjes së Cristiano Ronaldos verën e kaluar, futbollisti më i medializuar i klubit dhe një garanci e qëllimeve.

Që prej largimit të tij, Madridi ka humbur shumë fuqi, duke pritur që të shohë se si Luka Joviq i përgjigjet sfidës së tij në Santiago Bernabeu. Me Mbappe, megjithatë, Los Blancos do të rikuperonin një lojtar që siguron një numër të mahnitshëm golash si dhe publicitet.

Një lëvizje këtë verë duket e përjashtuar, edhe pse disa muaj më parë vetë Mbappe la të kuptohet se ai mund të linte PSG. Ndërkohë, Neymar nuk do të kishte qenë prioritet për klubin spanjoll në vitet e fundit./Indeksonline/