12:42 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Flori jep pikët e tij për “Kënga Magjike”, ironizon kolegët që votojnë në bazë të miqësive

Krijuesi i disa prej hiteve më të suksesshme në “Kënga Magjike”, në 19 vite histori të saj, Flori Mumajesi ka publikuar një video gazmore me votimet e tij për kolegët në festivalin e muzikës moderne. Flori nuk ka lënë pa ironizuar kolegët e tij, të cilët nuk votojnë në bazë këngëve pjesëmarrëse, por nisur nga miqësitë dhe marrëdhëniet personale me konkurrentët. Kështu Flori në videon e tij, ua jep tre vendet e para shokëve të tij, duke arsyetuar se ky votim nuk ka lidhje me miqësinë, por me këngën… Pavarësisht se vendin e parë ai ia jep njërit prej anëtarëve të “Threedots”, të cilit nuk i kemi dëgjuar ende asnjë këngë.

“Kënga Magjike 2017” uli mbrëmë siparin, duke shpallur fituese të këtij edicioni këngëtaren e dashur shqiptare, Anxhela Peristeri, me këngën “E Çmendur”. Muzika ishte shkruar nga kompozitori Kledi Bahiti i “Threedots”, ndërsa teksti nga Olti Curri. / revistawho