16:58 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Befason Flori, tregon kujt i dedikohet kënga ‘Plas’

Flori Mumajesi po merr pjesë në ‘Këngën Magjike’ me këngën ‘Plas’.

Kjo këngë ka arritur që shumë shpejt të shëndërrohet në hit, dhe deri me tani ka arritur në shifrën e mbi një milion klikimeve në kanalin Youtube, shkruan Indeksonline.

Për këtë projekt i cili flet për dashurinë në mes dy personave, Flori ka thënë që iu dedikohet të gjithë të dashuruarve.

“Kjo këngë nuk është më vetëm kënga ime… Është e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtet. Dashuria i jep kuptim jetës” ka shkruar Flori në një postim në llogarinë e tij në ‘Instagram’.

Ndryshe, me këtë projekt Flori po konkurron në edicionin e pestë të ‘Këngës Magjike’./Indeksonline/