18:06 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Flori-publikut: Nuk e di kur do rishihemi por e di se do më mungoni (Foto)

Flori Mumajesi njihet si një ndër artistët më të kompletuar shqiptarë, ndër të tjerash edhe kompozitor fantastik.

Edhe pse ka arritur t’i qëndrojë besnik fansave të tij ndër vite, ai duket se është lodhur me mënyrën e organizimit nga lokalet ku ai dhe miqtë e tij kanë për të performuar, transmeton Indeksonline.

Madje Flori s’ka hezituar që disa prej tyre t’i quaj edhe sekser apo pronar që fatkeqësisht 70% nuk kanë lidhje me muzikën.

Flori ka paralajmëruar angazhime të shumta për verën dhe duke u shprehur se në performancën e fundit ka shikuar publikun sikur të ishte nata e fundit duke thënë se nuk e di kur do të rishiten por që do t’i mungojnë.

Postimi i plotë:

Dje nje nga mbremjet me te bukura ne Tirane ?
Ju pash ne sy te gjitheve, ju pershendeta te gjitheve dhe e leshova shpirtin sikur te ishte nata e fundit qe do isha prane jush… Nuk e di kur do te rishihemi por e di se do te me mungoni. Kemi data te mbyllura nderkohe dhe sigurisht do ti realizojme pa marr parasysh kushtet e tmerrshme te vendeve ku kendojme dhe pse bejme si “ARTISTA” “njerezit” me te cilet bashkepunojme, organizator, “menaxher” sekser apo pronar fatkeqesisht 70% nuk kane lidhje fare me muziken, edhe pse ndihen më “ARTIST” se vet “ARTISTI” te cilin kane ftuar dhe mezi e kane siguruar! Ndoshta disa do kenaqen, ska gje une gjithmone kam preferuar te flas me pune! Gjithesesi qe mos ta dramatizoj shume, ne do jemi prane jush ne ato pak data qe kemi mbyllur per vitin 2018 dhe do bejme maksimumin! Ju dua? Eshte pak! Shihemi gjate veres ??