20:35 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Marku mban premtimin, nokauton anglezin në shtëpi të vet

Florian Marku ka mbajtur premtimin duke e mposhtur me nokaut anglezin Tommy Broadbent në Londër.

Ky ishte dueli i katërt i Markut në boksin profesionist, ku deri para këtij meçi kishte kishte tri fitore nga aq ndeshje.

Pas matjeve që i kanë bërë dje, Floriani tha se “Ky djalë ka folur shumë, por nesër do të ja mbyll gojën”.

Ashtu edhe doli, Marku ishte i jashtëzakonshëm nga fillimi duke e nokautuar në raund të katërt anglezin. /IndeksOnline/