15:51 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao takohen në një ndeshje të basketbollit, gati revanshi ndërmjet tyre

Mayweather kishte mposhtur Pacquiaon 3 vite më parë por spekulimet për një revansh vazhdojnë ende.

Natën e së martës spekulimet vetëm sa u rritën kur ata u takuan në palestrën e famshme të “Staple Center” të Los Angelesit aty ku po zhvillohej ndeshja ndërmjet LA Clippers dhe Charlotte Hornets, shkruan IndeksOnline.

Mayweather dhe Pacquiao i’a zgjatën dorën njëri-tjetrit përpara se ky i fundit të largohej nga palestra gjatë pushimit të mespjesëve, shkruan IndeksOnline.

Mayweather, ndërkohë, ka fituar 9 milion dollarë gjatë përballjes që u zhvillua në prag të festave të fundvitit, duke mposhtur kickboxerin japonez Tenshin Nasukawa. Ai u tha gazetarëve të LA Times se ai është i pensionuar: “Unë nuk jam duke boksuar më. Kur historia të shkruhet unë do të mbahem mend si boksieri më i madh i të gjitha kohërave” ka thënë Mayweather./IndeksOnline/