75 Mall Live Search
09:47 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Floyd Mayweather do të përballet me 20-vjeçarin japonez në prag të Vitit të Ri

Nuk është Conor McGregor, nuk është Khabib Nurmagomedov dhe nuk është as Manny Pacquiao. Lufta e ardhshme e Floyd Mayweather do të përballet me kickboxerin japonez Tenshin Nasukaëa në prag të Vitit të Ri.

“Paraja” e cila është me bilancë 50-0 në ringun e boksit, ka një marrëveshje për ndeshje në Saitama Super Arena në Tokio për të mbyllur vitin 2018.

Ish-kampioni i botës, Floyd Mayweather kishte diskutuar mundësinë e një përballje të dytë me McGregor pas superndeshjes të tyre në Las Vegas, ndërsa ai gjithashtu foli për Saul “Canelo” Alvarez, Khabib dhe Pacquiao, të cilin ai e rrahu në në vitin 2015. /IndeksOnline/