09:55 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

McGregor i përgjigjet ftesës së Mayweather për t’u stërvitur në sallën e tij

Conor McGregor i është përgjigjur ftesës së Floyd Mayweather për të stërvitur në fitnesin e tij në Las Vegas.

Mayweather ia ofroi McGregorit sallën e tij apra sfidës së tij me Khabib Nurmagomedov më 6 tetor.

Por, McGregor i cili humbi nga legjenda e ringut një vit më parë, nuk është i interesuar ta pranojë këtë, transmeton IndeksOnline.

Mayweather tha për TMZ: ”Unë e di UFC posedon sallat e stërvitjeve, por do të doja që ai të stërvitej në sallën time”.

Dhe përgjigjja e McGregor erdhi në Twitter: ”Q*** ju nga Mayweather, në përjashtim të Senior dhe Roger. Nuk ka atje qetësi, fëmijë. Ngrituni ose rrëzohuni”.

Mayweather mposhti McGregor në raundin e dhjetë në gushtin e kaluar dhe amerikani ka ardhur me idenë e një ri-përballje në Oktagon./IndeksOnline/