11:53 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Floyd Mayweatherit nuk i dhimbën aspak paratë

Kampioni i boksit, Floyd Mayweather njihet si person që fiton shumë para por edhe që shpenzon pa menduar fare. Po ashtu njihet si njeri që i pëlqen jeta e natës, transmeton Indeksonline.  

Gjatë mbrëmjes së kaluar, ai u pa në një klub striptizi me shoqërinë e tij në New Jersey. Kamerat e ‘TMZ’ kapën Mayweatherin duke gjuajtur 50.000 dollarë në ajër deri sa po dëgjonte këngën e Lil Wayne , “Canon” . Në klub ai shpenzojë me mijëra dollarë sipas raportimeve të ‘TMZ’.

Kjo nuk ishte e vetmja nga ajo natë sipas raportimeve tjera thuhet se boksieri me shoqërinë e tij kanë shkuar në një restorant mishi, ku Floyd  përkundër që nuk pi alkool ka blerë një konjak afro 5000 dollarë por duket se ai i do shumë shokët e tij./Indeksonline/