20:28 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Fluturimet më të gjata në botë, njëri vitin e kaluar, njëri tani

Këtë të premte, një nga rrugët më të gjata të botës do të jetë nga Hjustoni në Sidnei.

Fluturimi i United Airlines 101, niset në orën 08:00 për udhëtimin prej 8 mijë e 596 kilometrash në qytetin më të madh të Australisë dhe është 18 kilometra më i gjatë se rruga ekzistuese nga Dallas në Sidnei.

Fluturimi i ri, i planifikuar për të marrë 17 orë e 30 minuta, arrin në orën lokale 06:30, dy ditë pas largimit nga Hjuston, me një ditë të humbur për shkak të linjës ndërkombëtare.

Por në udhëtimin e kthimit, udhëtarët do të mbërrijnë 75 minuta para, sipas kohës lokale.

Vitin e kaluar, fluturimi më i gjatë komercial në botë ishte midis Doha dhe Auckland, që ishte në shkurt, transmeton Indeksonline.

Distanca më e gjatë në mes Doha dhe Auckland është 9.032 milje mes dy qyteteve. Fluturimi i parë u bë në shkurt të vitit 2017, duke fluturuar nëpër 10 zona kohore, me katër pilotë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit që shërbenin 1 mijë e 100 gota çaj dhe kafe, 2 mijë pije të ftohta dhe 1.036 ushqime në bord. Fluturimi zgjati 16 orë e 23 minuta në udhëtimin e jashtëm dhe 17 orë e 30 minuta në atë të kthimit./Indeksonline/