18:44 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pasagjeri liron shumë gazra, detyron aeroplanin të bëjë ulje emergjente

Një fluturim nga Holanda në Dubai me agjencinë Transavia që pritej të ishte normal, doli e kundërta.

Kjo pasi që një person i moshuar filloi të lironte gazra duke i shqetësuar dy pasagjer tjerë pas tij, transmeton Indeksonline.

Pasi nuk po ndalej filluan të ankohen edhe të tjerët. Duke parë që nuk ka shpëtim ankesat shkuan tek piloti.

Piloti bëri ulje emergjente në Vjenë. Një fëmijë tre vjeçar pasi që kishte dal jashtë kishte thënë që kishte ndjerë erë të jashtëqitjeve.

Nuk është hera e parë që ndodh kjo. Në të kaluarën British Airways kishte anuluar fluturimin për të njëjtën arsye. /Indeksonline/