75 Mall Live Search
09:22 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Franceskës i mbesin sytë te diamantet, ja çfarë bënë!

Franceska Jace është njëra nga modelet më të njohura shqiptare, e cila për pamjen e saj komentohet shumë.

Por, përpos pamjes ajo komentohet edhe për jetën e saj luksoze që bënë dhe po ashtu udhëtimet e shpeshta dhe shumë të shtrenjta nëpër botë.

Së fundi, Franceska ka publikuar një imazh në llogarinë e saj në “Instagram” ku shohim aeroplanin e dekoruar komplet me diamante për fundvit, i bërë ky nga “Emirates Airlines”.

Si duket, sytë e Franceskës kanë mbetur tek diamantet./Indeksonline/