17:35 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

‘Fluturon’ Argjentina, duket kaq bukur!

Këngëtarja Argjentina Ramosaj krahas angazhimeve këtë verë dhe projekteve të publikuara, gjen kohë edhe për pushime dhe familjen, shkruan Indeksonline.

Në ‘Instagramin’ e saj, këngëtarja shumë shpesh publikon fotografi nga pushimet në natyrë, duke treguar admirimin e saj më vendet turistike malore.

Gjatë ditës ajo ka treguar për fansat e saj vizitën e rradhës, në Brezovicë. Natyrës malore i jep edhe më shumë bukuri dhe sharm Argjentina, e cila ka realizuar ‘një foto me stil’, duke lëvizur e fluturuar flokët e saj të shëndosha.

Me të është paraqitur edhe djali Noah, ndërsa duket se këngëtarja po e shijon këtë udhëtim me familjen e ngushtë.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar këngën ‘Sekreti’ dhe po pëlqehet nga masa./Indeksonline/.