14:26 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

FMN-ja e vlerëson punën e ATK-së

Sot është mbajtur takimi përmbyllës i FMN-së i cili ka monitoruar dhe vlerësuar punën e bërë në ATK.

Ky mision në fokus ka pasur vlerësimin e zbatimit të Planit afatmesëm të reformës 2019-2021, konkretisht objektivat e parapara në këtë plan, siç janë trajtimi i borxheve tatimore, avancimi i funksionit të kontrollit tatimor, rimbursimi i TVSH-së, si edhe avancimi i teknologjisë informative.

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj falënderoi ekipin e FMN-së dhe u zotua se do të vazhdojë edhe më tej në realizimin e objektivave të parapara dhe përmirësimin e kapaciteteve.

Në këtë takim FMN-ja ka bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm për punën e bërë përgjatë vitit 2019 të cilin vlerësim e kanë pasqyruar në Draftraportin e dorëzuar sot drejtorit të përgjithshëm.

Njëkohësisht FMN-ja konfirmon se do te vazhdojë përkrahjen në zhvillimin e proceseve të rëndësishme të punës së Administratës Tatimore të Kosovës.