75 Mall Live Search
09:10 / E Shtunë, 24 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Foda: Duam vendin e parë në Ligën e Kombeve dhe kualifikimin në Kupën e Botës

Federata e Futbollit të Kosovës, javën e kaluar ka emëruar Franco Fodën si selektor të Përfaqësues së Kosovës.

Tekniku gjerman vjen në krye të ”Dardanëve” pas shkarkimit të Primoz Glihas në nëntorin e vitit të kaluar, shkruan IndeksOnline.

Ish-selektori i Austrisë, në një intervistë të dhënë për ”Kronen Zeitung” ka folur për objektivat e tij me Kosovën.

Ai ka thënë se synimiu kryesor është vendin i dytë në kualifikimet për Kupën e Botës.

“Është një nder i madh për mua që të punoj sërish për një vend si trajner kombëtar. Së pari duam të jemi të parët në grup në Ligën e Kombeve. Pas kësaj, synimi ynë i madh është kualifikimi në Kupën e Botës 2026. Do të punojmë shumë së bashku për ta arritur këtë. Unë kam një plan të qartë dhe një strategji të qartë.”, deklaroi Foda./IndeksOnline/