75 Mall Live Search
14:21 / E Enjte, 30 Maj 2024 / G T

Foda tregon arsyen se pse nuk e ftoi Donis Avdijajn: Ka probleme me FFK-në

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes miqësore ndaj Norvegjisë.

Foda në konferencë tregoi arsyen pse nuk e ka ftuar futbollistin e Hartbergut, Donis Avdijaj – i cili ka pasur një super sezon në Bundesliga, shkruan Indeksonline

E njoh më herët, ka pasur disa mosmarrëveshje me FFK-në, presim derisa t’i sqarojmë ato”, u shpreh trajneri gjerman

Kujtojmë se Kosova gjatë muajit të ardhshëm luan vetëm një miqësore, atë në Oslo ndaj Norvegjisë./Indeksonline/