15:42 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

“Fol moj tokë”, projekti që i kushtohet krushianëve të rënë për liri (Video)

Saranda Krasniqi së bashku me bijën e saj, Sidorelën ka sjellë një projekt të ri muzikor, në 19 vjetorin e 241 të  rënëve për liri në Krushë të Madhe.

“Fol moj tokë” është projekti që nënë e bijë përmes vargjeve e këtyre tingujve përplot dhimbje, përkujtojnë të gjithë ata që ranë për të mos u harruar kurrë, shkruan Indeksonline.

Saranda, bijë e Krushës së Madhe, përkujton flijimin e gjithë atyre që dhanë jetën për Liri. Nën tingujt e kësaj kënge, çdo krushian mund të rikujtoj dhimbjen e krenarinë e Marsit të 99-ës!/Indeksonline/