18:54 / E Martë, 23 Qershor 2020 / C E

Folën kundër Federatës, Komisioni Disiplinor dënon me nga 300 euro Batatinën dhe Zekën

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka dënuar me nga 300 euro kryetrajnerin e Llapit, Tahir Batatina dhe presidentin e Trepça ’89, Abedin Zeka.

Sipas njoftimit të FFK-së ky dënim vjen me arsyetimin: (shpifje dhe fyerje drejtuar organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe për manifestim të sjelljeve të gabuara në prononcimet e tij lidhur me ndeshjen e javës së XXIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve LLAPI 1932 – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë).

Ky është njoftimi i plotë:

ABEDIN ZEKA; kryetar i KF “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për manifestim te sjelljeve të gabuara (shpifje dhe fyerje drejtuar organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës në emisionin sportiv të KTV-së datë 14.06.2020) pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll; TREPÇA ‘89 – DRITA e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare dhe incizimit televiziv). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore DENOHET në të holla në shumë prej; 300 euro (treqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e fuqizimit të vendimit (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

TAHIR BATATINA; kryetrajner i KF “LLAPI 1932” nga Podujeva me numër të ID kartelës; 001144M77, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për manifestim të sjelljeve të gabuara në prononcimet e tij lidhur me ndeshjen e javës së XXIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve LLAPI 1932 – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare dhe incizimet televizive; akuzat dhe shpifjet drejtuar personave zyrtar dhe organeve te FFK-së). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenin 10 paragrafi2 të Rregullores disiplinore ; DENOHET në të holla në shumë prej; 300 euro (treqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).