16:02 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Fondacioni humanitar “Labinot Tahiri”, ndan 400 pako për Mitrovicën dhe Vushtrrinë

Sot fonacioni Humanitar “Labinot Tahiri”, vazhdoi me shpërndarjen e donacioneve me pako ushqimore, konkretisht 200 pako ushqimore për komunën e Vushtrrisë dhe atë te Mitrovicës me 200 pako. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari dhe ish deputeti Labinot Tahiri.

Ai përmes një postimi në instagram ka falënderuar kryetarët e të dyja komunave për mikpritjen.

“Falënderoj dy kryetar e dy komunave Xhafer Tahii dhe Agim Bahtiri, për mikpritjen  vëllazërore. Falënderim patëm dhe nga deputetja e Kuvendit të Kosovës  nga komuna e Vushtrrisë Rrezarta Krasniqi.

Vetëm kështu së bashku mundemi dhe do t’ia dalim me punë të mira për qytetarët.

LABI FKSH”, ka shkruar ai./IndeksOnline/