20:48 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Fondacioni i afërt me Trumpin: Kosova meriton të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së

Nënkryetar i fondacionit, i cili është i afërt me Partinë Republikane dhe presidentin Trump, “The Heritage Foundation”, James Carafano, duke komentuar postimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Twitter ka falënderuar atë për vizitën që i ka bërë këtij fondacioni.

Carafano ka thënë se nuk ka asnjë shtet që e meriton një perspektivë të anëtarësimit në NATO dhe BE sesa Kosova.

“Kosova është një Aleatë e rëndësishme e SHBA-së. Ditët më të mira të marrëdhënieve tona bilaterale dhe ditët më të mira për Kosovën janë përpara. Asnjë vend nuk meriton më shumë të jetë në një rrugë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka shkruar nënkryetari i Fondacionit.

Gjatë ditës presidenti Thaçi kishte thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në BE do të thotë më pak ideologji anti-perëndimore në tërë Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, për të ecur përpara Kosova po punon në arritjen e një marrëveshjeje të paqes me Serbinë për t’u liruar nga e kaluara dhe për të ecur përpara.