11:22 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, MSh jep një njoftim

Ministria e Shëndetësisë dëshiron të njoftojë qytetarët e Republikës së Kosovës se prej sot, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSh), ka kaluar në një objekt tjetër me zyra.

Qytetarët të cilët kanë nevojë për të parashtruar çështje të ndryshme në Fond, dhe në veçanti ata që aplikojnë për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, aplikacionet duhet, tash e tutje, t’i dërgojnë në zyrat e Fondit në adresën e bashkëngjitur më poshtë.

Gjithashtu, informacione rreth FSSh mund të merren edhe përmes ueb faqes së Fondit:

http://fssh.rks-gov.net/