Football Leaks: Ja sa pagoi Real Madridi për Mbappe në vitin 2017
Kylian Mbappe u transferua nga Monaco në Paris Saint-Germian në verën e vitit 2017, por ai ishte i lidhur edhe me një kalim në Real Madrid.
Tani është zbuluar se ”Los Blancos” i ofruan Monacos 214 milionë euro për Mbappen, ku 180 milionë do të shkonin te klubi i Ligue 1, dhe 34 milionë euro për taksa.
Kështu të paktën bëhet e ditur në zbulimet e fundit të Football Leaks, ku ky raport është publikuar në L’Equipe.
Në fund, reprezentuesi francez kaloi te Paris Saint-Germain, duke u kthyer në vendlindjen e tij, transmeton IndeksOnline.
Monaco nuk do të donte ta përforconte një rival për titull, por u pajtua me ofertën pasi që përpikej me kërkesat e klubit.
Transferimi u materializua, ku lojtari u huazua për një vit, me obligimin për ta blerë në fund të sezonit të kaluar./IndeksOnline/