“Forca” e dërgon trofeun e kampionit të Ligës së Parë te varri i Erjon Morinës
Vushtrria është inkuadruar së fundi në Superligë.
Fitorja 1-3 ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, i dha po ashtu edhe trofeun e kampionit të Ligës së Parë.
Disa ditë pas ndeshjes, pjesëtarët e grupit “Forca” shkuan te varri i ish-lojtarit të Vushtrrisë, Erjon Morinës me trofeun e fituar.
“Misioni u krye , Erjon ! Pusho i qetë”, shkroi “Forca” në faqen e tyre./IndeksOnline/

