75 Mall Live Search
14:53 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Forcat serbe aktivizohen në Bujanoc, e konfirmon edhe Shaip Kamberi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë në një deklaratë se ka informacione që është rritur prania e xhandarmërise serbe në Bujanoc, pas deklaratave të presidentit Thaçi.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi.

“Po, është e vërtetë. Ka dukje të xhandarmërisë serbe në rrugë. Poashtu, në disa vendbanime kanë dalë dhe po e kontrollojnë trafikun. Dy ditët e fundit janë tërhequr paksa, por ka lëvizje” ka thënë Kamberi për Indeksonline.

Ish deputeti shqiptar në Parlamentin serb tha ditë më parë se shqiptarët e Bujanocit kërkojnë që e drejta e shprehur nga popullata shqiptare të gjendet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel./Indeksonline/