Qeveria e Kosovës investon në Bujanoc, Bedri Hamza ia dorëzon marrëveshjen Shaip Kamberit
Qeveria e Kosovës do të investojë 30 mijë euro në shkollën shqipe “Naim Frashëri” në Bujanoc.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, pas marrëveshjes së pranuar nga ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza.
Propozimin për investim në këtë shkollë e kishte dhënë javë më parë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Këtë propozim e kishte bërë pasi kishte parë nga afër kushtet e mjerueshme të shkollës dhe nxënësve që shkojnë në këtë shkollë./Indeksonline/