17:06 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kërcënohen gazetarët në Bujanoc gjatë zgjedhjeve të Këshillit Nacional të Shqiptarëve

Në zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës mediat në Bujanoc janë përballur me kërcënime.

Pamjet e publikuara në mediat e Luginës së Preshevës, tregojnë më së miri momentin kur  komisionerët nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Shaip Kamberit, janë shfaqur tejet agresivë ndaj stafit të mediumit online Presheva.com.

Në atë moment raportohet se komisioneri Nexhib Memishi nga rradhët e PVD-së nuk ka lejuar qasjen e mediave duke kërcënuar me jetë “të fshi prej bote”.

Vlerësohet gjithashtu si përçarëse, lokaliste, antishqiptare paraqitjet e komisionierëve të PVD-së në fjalë se ”ti po vjen prej Preshevës, largohu se po ta *** zdralën e nonës”.