13:25 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Forma e Cherkaski Mavpyt para përballjes me Prishtinën sonte

KB Prishtina do ta sfidojë veten sonte për herë të parë në FIBA Europa Cup.

Skuadra e Damir Mulamerovic do të përballet me Cherkaski Mavpy, skuadrën nga Ukraina.

Por, kush është Cherkaski Mavpy?

Mavpy është një skuadër ukrainase që ndeshjen në shtëpi i luan në qytetin e Cherkaskit, shkruan IndeksOnline.

Aktualisht, lojtarët më të mirë te ukrainasit janë Skapintsev, Chumakov dhe Young.

Dmytro Skapintsev, këtë sezon ka shkëlqyer, ka shënuar 10.5 pikë mesatarisht për ndeshje, si dhe ka bërë 1.8 asistime.

Ndërsa, keq në këtë aspekt nuk qëndron as Chumakov, i cili mesatarisht për ndeshje ka shënuar 13 pikë.

Asistuesi më i mirë i Mavpyt aktualisht është Artamonov, i cili për çdo ndeshje ndihmon bashkëlojtarët e tij me 4 asistime.

Përndryshe, Mavpy në katër ndeshjet e fundit të zhvilluar në FIBA Europe Cup ka regjistruar tri fitore dhe ka pësuar një humbje.

Në ndeshjen e fundit, Mavpy është mposhtur nga Keavnos, ndërsa ka mposhtur dy herë Kongsberg Miners si dhe njëherë Keavnosin./IndeksOnline/