09:47 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prishtina fillon sonte aventurën e re në FIBA Europe Cup

KB Prishtina do ta nisë sonte aventurën e re në FIBA Europe Cup.

Skuadra nga kryeqyteti do ta ketë para vetes një sfidë mjaft të vështirë për fillim.

Djelmoshat e drejtuar nga trajneri, Damir Mulamerovic do të përballen me ukrainasit e Cherkaski Mavpy, transmeton IndeksOnline.

Përparësi për Prishtinën sonte është se luan para ”Plisave” në Pallatin e Rinisë në kryeqyet.

Image may contain: text

Përndryshe, ndeshja fillon nga ora, 20:00, dhe Prishtina synon ta nisë mbarë këtë kompeticion mjaft të rëndësishëm./IndeksOnline/