09:36 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Forma e dobët e Ishujve Faroe favorizon Kosovën sonte

Kosova e entuziazmuar do të përballet sonte në Ishujt Faroe në Torshavn.

Kjo është ndeshja e katërt e Kombëtares kosovare në këtë kompeticion të UEFA-s dhe kjo aventurë ka filluar mjaft mirë për ne.

Nga tri ndeshje të zhvilluara, Kosova ka regjistruar dy fitore, teksa ka marrë edhe një barazim, transmeton IndeksOnline.

Me Ishujt Faroe, Kosova u përballë edhe në muajin e kaluar, ku e mposhti me rezultat solid, 2-0, në Prishtinë.

Image result for kosovo faroe islands 2018

Me të njejtën Kombëtare, Kosova u përballë edhe në vitin 2016, ku e mposhti me rezultat të njejtë 2-0.

Ishujt Faroe kanë pësuar dy humbje nga tri ndeshje deri më tani në Ligën e Kombeve.

Dy humbjet e fundit, Kombëtarja ishullore i ka humbur nga Azerbajxhani dhe Kosova, ndërsa, e ka regjistruar një fitore – ndaj Maltës.

Konkretisht, në pesë ndeshjet e fundit, Ishujt Faroe kanë regjistruar dy fitore, dy humbje dhe një barazim, formë e cila e favorizon Kosovën sonte./IndeksOnline/