75 Mall Live Search
08:08 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Formacionet e mundshme: Barcelona – Roma

Sonte skuadra e Barcelonës do të ketë punë me klubin italian, AS Roma.

Nga ora 20 e 45, gjiganti spanjoll do ta ketë një mision të lehtë në letër, por në kompeticionin më të madh në Europë, gjithmonë ndodhin befasitë, shkruan IndeksOnline.

Lajm i mirë për Barcelonën është se të gjithë yjet janë në gjendje të mirë, përveç Busquetsit i cili është në dyshim.

Në anën tjetër, te romakët do të mungojnë dy futbollistë, Karsdorp dhe Under që të dy të lënduar.

Më poshtë i keni formacionet e mundshme për këtë duel…

Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Piqué, Umtiti, Alba; Paulinho, Busquets, Rakitić, Iniesta; Suárez, Messi

Roma: Alisson; Florenzi, Fazio, Manolas, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Strootman; El Shaarawy, Džeko, Perotti