12:57 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Formacionet e mundshme të ndeshjes hapëse në Serie A: Chievo – Juventus

Kampionati italian, Serie A do të fillojë sot me ndeshjen, Chievo – Juventus.

Dhe trajneri, Maxi Allegri ka konfirmuar se përforcimi i ri, Cristiano Ronaldo do të startojë sot në Veronë.

Përveç tij, edhe Paulo Dybala, Douglas Costa dhe Federico Bernardeschi priten të startojnë sot.

Ndërsa, përforcimi i ri, Emre Can nuk favorizohet nga Allegri për të startuar para Sami Khediras.

Ndeshja zhvillohet në ”Stadio Bentegodi” me fillim nga ora 18:00, transmeton IndeksOnline.

Formacionet e mundshme:

Chievo: Sorrentino; Cacciatore, Tomovic, Bani, Barba; N. Rigoni, Radovanovic, Hetemaj; Birsa, Giaccherini; Stepinski

Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Pjanic, Khedira; Bernardeschi, Dybala, Douglas Costa; Cristiano Ronaldo./IndeksOnline/