22:09 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Formacionet më të “frikshme” në histori të futbollit

Cila është XI më e fortë në historinë e futbollit?

Është një pyetje shumë e vështirë dhe një çështje që varet plotësisht nga mendimi personal. Nuk ka përgjigje të drejtë ose të gabuar.

Tifozët më të rinj të futbollit mund të tregojnë për Barcelona e Pep Guardiolës, ose mbase skuadrën e Spanjës që mbizotëroi në skenën ndërkombëtare në vitet 2008-2012.

Tifozët e vjetër të futbollit, nga ana tjetër, mund të pretendojnë se ekipi i Brazilit në 1970 ose skuadra e famshme holandeze e viteve 1970 është më e forta e të gjitha kohërave.

Gazeta spanjolle “Marca” ka prezantuar 11-shët më të frikshme në histori të futbollit:

Spanja që fitoi tre tituj ndërkombëtarë radhazi

Ata fituan dy herë Kampionatin Evropian dhe u shpallën kampion të Botës në vitin 2010 me lojën e famshme “Tiki-taka”.

Lojtarët: Iker Casillas, Alvaro Arbeloa, Xabi Alonso, Sergio Ramos, Sergio Busquets, Gerard Pique, David Silva, Andres Iniesta, Xavi, Cesc Fabregas, Jordi Alba.

Kampionët brazilian të vitit 1970

Ata fituan Kupën e Botës në vitin 1970 në Meksikë në lojën më të bukur dhe më bindëse që ishte parë deri më atëherë me në krye të madhin Pele.

Lojtarët: Carlos Alberto, Brio, Felix, Piazza, Clodoaldo, Eaclesdo, Jairzinho, Gerson, Tostao, Pele, Rivelino.

Kampionët e pesëfishtë të Evropës, Real Madrid

Real Madrid ka fituar Ligën e Kampionëve 13 herë gjatë historisë së tyre, pesë prej të cilave erdhën në vitet e njëpasnjëshme nga 1956.

Lojtarët: Juanito Alonso, Marquitos, Jose Santamaria, Rafael Lesmes, Juan Santisteban, Jose Maria Zarraga, Raymond Kopa, Hector Rial, Alfredo di Stefano, Ferenc Puskas, Paco Gento.

Barcelona e Pep Guardiolës dhe Leo Messit

Pep Guardiola e shndërroi këtë grup lojtarësh në një forcë të pandalshme në vitet 2008-2012, gjatë së cilës klubi fitoi tre tituj të La Liga dhe dy Champions League.

Lojtarët: Eric Abidal, Pedro, Javier Mascherano, Sergio Busquets, Gerard Pique, Victor Valdes, Lionel Messi, Dani Alves, David Villa, Andreas Iniesta, Xavi.

Bayerni i Franz Beckenbauer

Bayern Munich fitoi Ligën e Kampionëve në tre sezone të njëpasnjëshme gjatë mesit të viteve 1970 (në 1974, 1975 dhe 1976).

Lojtarët: Franz Beckenbauer, Franz Roth, Franz Krauthausen, Hans-Georg Schwarzenbeck, Gerd Muller, Uli Hoeness, Wilhelm Hofmann, Johnny Hansen, Sepp Maier, Schneider, Bernd Durnberger.

“Makineria” tulipane e vitit 1974

Hollanda mund të ketë humbur në finalet e Kupës së Botës 1974 dhe 1978, por ata ende vlerësohen me të drejtë si një nga skuadrat më të mira në histori.

Lojtarët: Barry Hulshoff, Piet Schrijvers, Aad Mansveld, Wim Suurbier, Johan Neeskens, Ruud Krol, Arie Haan, Johan Cruyff, Arnold Muhren, Johnny Rep, Rob Rensenbrink.

Reali i trajnerit Zinedine Zidane

Asnjë skuadër nuk e kishte mbajtur me sukses Ligën e Kampionëve në formatin e saj aktual, por vetëm Zidane e fitoi atë tri herë me radhë midis 2016-2018.

Lojtarët: Keylor Navas, Sergio Ramos, Raphael Varane, Karim Benzema, Cristiano Ronaldo, Casemiro, Marcelo, Dani Carvajal, Isco, Luka Modric.

Barcelona e Johan Cruyff

Barcelona nuk e kishte fituar Ligën e Kampionëve asnjëherë deri në vitin 1992, atëherë kur në krye të skuadrës kishte të madhin Cruyff.

Lojtarët: Andoni Zubizarreta, Miguel Angel Nadal, Ronald Koeman, Michael Laudrup, Hristo Stoichkov, Jose Mari Bakero, Eusebio, Pep Guardiola, Juan Carlos, Albert Ferrer dhe Txiki Begiristain.

Milani i Arrigo Sacchit

AC Milan ishte skuadra më e mirë në botë gjatë fundit të viteve 1980, e udhëhequr nga Arrigo Sacchi, i cili vlerësohet si një nga trajnerët më të mirë ndonjëherë.

Lojtarët: Paolo Maldini, Marco van Basten, Galli, Carlo Ancelotti, Ruud Gullit, Frank Rijkaard, Roberto Donadoni, Franco Baresi, Alberico Evani, Angelo Colombo, Mauro Tassotti.

Modernizuesit e futbollit, Ajax

Ajaxi njihet si skuadra që ka ndryshuar futbollin për të mirë. Ata i dhanë fund futbollit mbrojtës duke bërë që të luhet loja kolektive. Ajax fitoi Ligën e kampionëve tri herë radhazi (1971, 1972, 1973).

Lojtarët: Barry Hulshoff, Heinz Stuy, Nico Rijnders, Dick van Dijk, Arnold Muhren, Piet Keizer, Sjaak Swart, Wim Suurbier, Velibor Vasovic, Johan Cruyff dhe Johan Neeskens.

Santosi i të madhit Pele

Santos e kishte Pele në radhët e tyre, kështu që ata ishin automatikisht skuadër e madhe gjatë fillimit të viteve 1960, kur ata fituan tituj njëri pas tjetrit në Copa Libertadores.

Lojtarët: Lima, Zito, Dalmo, Calvet, Gilmar, Mourao, Dorval, Mengalvio, Coutinho, Pele dhe Pepe.