19:45 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Formacionet: Real Madrid – Leganes, më në fund starton Courtois

Real Madridi do të përballet sonte me Leganes në kuadër të javës së tretë në kampionatin spanjoll, La Liga.

Ndeshja do të zhvillohet në ”Santiago Bernabeu”, ndërsa në letër, Real Madridi është favoriti absolut për të fituar.

Dy ndeshjet e para, Real Madridi i ka fituar pastër, ndërsa sonte synon fitoren e tretë me radhë, transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, Leganes nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, duke pësuar një humbje dhe duke arritur vetëm një barazim.

Pak para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare, ku shihet se Thibaut Courtois ka marrë besimin për të startuar në portë.

Real Madrid:

Leganes:

/IndeksOnline/