17:17 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Formacionet startuese në ”El Clasico” herën e fundit pa CR7 dhe Messin

”El Clasico” e së dielës do të luhet pa Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin për herë të parë që nga viti 2007 dhe para kësaj ndeshje, ju sjellim formacionet startuese të kësaj ndeshje para 11 vitesh.

Messi do të mungojë në këtë ndeshje pasi pësoi frakturë në krah fundjavën e kaluar në ndeshjen ndaj Sevillas. Kjo pasi ai dhuroi asistim dhe shënoi gol.

Nga ana tjetër, Ronaldo u largua nga Real Madridi në korrik duke u transferuar te Juventus.

Megjithatë, ”El Clasico” e vitit 2007 kishte vënë në fushën e lojës disa emra të mëdhenj, transmeton IndeksOnline.

Jemi duke folur për Ronaldinhon, Deco, Robinho, Ruud van Nistelrooy e shumë të tjerë.

Image: PA

Edhe atë kohë, Messi i ishte i lënduar dhe nuk luajti për skuadrën e trajnerit, Frank Rijkaard, teksa ky i fundit luajti në sulm me Andres Iniestan, Samuel Eto’o dhe Ronaldinho.

Ky ishte formacioni i Barcelonës në vitin 2007:

Image: Lineup Builder

Kurse, trajneri i aso kohe i Real Madridit, Bernd Schuster kishte lënë jashtë Gutin për brazilianin e famshëm, Julio Baptista, i cili e shënoi golin e vetëm në fitoren, 1-0.

Ky ishte formacioni i trajnerit gjerman në vitin 2007 në ”El Clasico”:

Image: Lineup Builder

/IndeksOnline/