20:36 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / AR

Formacionet zyrtare Atalanta-Juventus

Pas pak do të luhet sfida e mbrëmjes në Seria A midis Atalantës dhe Juventusit në Bergamo.

Ndeshja konsiderohet e fortë për vetë faktin se Juventus nuk do të lejojë të humbasi pikë pasi Atalanta kështu do të ngjitej përpara “Zonjës së Vjetër”.

Allegri ka nxjerrë në frontin e parë treshen e sulmit Morata-Vlahovic-Dybala për të kërcënuar portën e Sportiellos.

Juventus momentalisht ndodhet në vendin e 4-të me 45 pikë ndërsa Atalanta në vendin e 5-të me 43 pikë