75 Mall Live Search
14:13 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Formacionet zyrtare: Kosovë – Çeki

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Kosovës dhe Cekisë që do të zhvillohet nga ora 15:00 në “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challand, në mungesë të Milot Rashicës dhe Arbër Zenelit, ka hedhur në fushë dyshen; Rashani dhe Zhegrova, të cilët do ta përkrahin në sulm sulmuesin në top formë Vedat Muriqi.

Derisa befasia është lënia në stol e mesfushorit Valon Berisha, edhe pse Kosova ka mungesa – pasi që tashmë dihet Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala s’janë të gatshëm as për këtë ndeshje dhe as për atë të martën kundër Anglisë.

Kosova zbret në “Fadil Vokrri” e pamposhtur që 14 ndeshje me radhë, që nga nëntori i vitit 2017, derisa Çekia s’dinë për barazim që 20 ndeshje; 11 fitore, 9 humbje.