Formacionet zyrtare: Prishtina – Drenica

Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet FC Prishtina dhe Drenica, duel ky në kuadër të xhiros së 19’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ky takim do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku kryeqytetasit presin Drenicën që këtë merkato është përforcuar me disa futbollistë të rinj, shkruan IndeksOnline
Aktualisht, Prishtina ka 32 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë në tabelë.
Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:
Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Muça, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani
Drenica: Ymeri, Gjoni, Qaqi, Bejta, Dumani, Ramadani, Rapo, Denisson, Cikani, Zabërgja, Mustafa. Kryetrajner: Bledar Devolli