18:18 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Formacioni i Kosovës ndaj Islandës

Kosova do të luajë sonte ndaj Islandës në ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin 2018.

Përzgjedhësi i Verdhekaltërve, Albert Bunjaki e ka zbuluar ekipin titullar që do të startojë sonte në ndeshjen që luhet në Reikjavik dhe që fillon në orën 20:45.

Trajneri kosovar ka bërë tri ndryshime për dallim nga ndeshje me Ukrainën.

Alban Pnishi, Valon Berisha dhe Atdhe Nuhiu do të startojnë nga fillimi, ndërsa jashtë mbeten Hekuran Kryeziu, Vedat Muriqi dhe Besar Musolli. /Zëri

Image