19:53 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Formacioni i Maqedonisë për lojën para syve të Challandes

Maqedonia e Veriut është nikoqir i Izraelit në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.

Të dyja këto përfaqësuese i kanë humbur gjasat për kualifikim përmes kësaj rruge, prandaj ndeshja zhvillohet vetëm për prestigj.

Maqedonia e Veriut: Dimitrievski, Ristevski, Musliu, Kostadinov, Pandev, Ristovski, Velkoski, Nikolov, Bardhi, Stojanovski, Elmas.

Izraeli: Harush, Dasa, Glazer, Bitton, Natcho, Zahavi, Dabbur, Seba, Menachem, Tibi, Elmkies.

Ndryshe, në tribunat e stadiumit Filip II Arena ndodhet edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, për ta përcjellë skuadrën kundërshtare në ‘play-offin’ e Ligës së Kombeve.