75 Mall Live Search
09:10 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Formacioni i mundshëm i Barçës kundër Spurs – mungon dyshja defanzive

Barcelona pritet ta emërojë një 11-she të fortë për t’u përballur me Tottenhamin sonte – megjithatë katalunasve u mungon ylli kryesor i fazës defanzive.

Skuadra e Ernesto Valverdes do të përballet me Tottenhamin në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së grupeve në Champions League dhe fitorja është e domosdosshme.

Gjiganti katalunas në tri ndeshjet e fundit nuk ka asnjë fitore pas barazimit me Gironan, humbjes nga Leganes dhe barazimit me Bilbaon në fundjavë.

”Zhurma e alarmit” po krijon presion te Valverde, nga i cili këtë sezon pritet triumfi në Champions League, transmeton IndeksOnline.

Ndeshja e parë për Barcelonën këtë sezon nv Champions League përfundoi me rezultat, 4-0 ndaj PSV-s, por sonte Barça do të përballet me mungesën e dy lojtarëve krucial në aspektin defanziv.

Samuel Umtiti është i lënduar gjithashtu i pezulluar, që nënkupton se ai nuk ka udhëtuar me skuadrën në Londër.

Umtiti do të zëvendësohet nga Clement Lenglet përkrah Gerard Piques në zemër të mbrojtjes, derisa lëndimi i Sergi Robertos nënkupton se vendin e tij do ta zë Nelson Semedo në kraun e djathtë të mbrojtjes.

Roberto pësoi lëndim muskulor në ndeshjen e fundjavës ndaj baskëve dhe nuk do të paraqitet në ”Wembley”.

Barcelona team news

Ndaj Athletic Bilbaos, Messi u pushua për pjesën e parë, kështu që ndeshjen ndaj Spurs, ai do ta fillojë nga minuta e parë.

Në sulm, ai do ta ketë përkrah Luis Suarez dhe Ousmane Dembelen.

Në mesfushë do të jetë treshja e zakonshme me Ivan Rakitic, Sergio Busquets dhe Philippe Coutinho.

Formacioni i mundshëm: (4-3-3) Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Coutinho; Messi, Suarez, Dembele./IndeksOnline/

Barcelona team news