10:30 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Formacioni i mundshëm i Real Madridit përballë CSKA-s – mungojnë katër yje

Real Madridi është në një ”krizë lëndimesh” para sfidës së Champions Leagues me CSKA Moskën – por, kush do të startojë?

”Los Blancos” kanë pak kohë të mendojnë për sfidën me CSKA-n në kuadër të ndeshjes së dytë në Champions League.

Kampioni i Evropës barazoi pa gola ndaj Atletico Madridit në fundjavë dhe mori lajm të keq pasi dy lojtarë kyç pësuan lëndim.

Gareth Bale lëshoi fushën me një lëndim muskulor, dhe është lënë jashtë skuadrës për udhëtimin në Rusi, transmeton IndeksOnline.

Uellsiani është bërë pjesë integrale e Real Madridit pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit.

Real Madrid team news

Ai do të qëndrojë në Madrid, derisa kapiteni, Sergio Ramos është pushuar për shkak të ndeshjeve të shumta të zhvilluara këtë sezon.

Të dy lojtarët e lartëcekur nuk kanë ndonjë lëndim serioz, dhe priten të jenë të gatshëm për Julen Lopeteguin në fundjavë.

Marcelo dhe Isco mbeten jashtë për shkak të lëndimeve, derisa Nacho pritet të startojë në krahun e majtë të mbrojtjes, derisa i riu Jesus Vallejo pritet ta zëvendësojë Ramosin.

Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro priten të luajnë në mesfushë, derisa Lucas Vazquez pritet t’i jepet shansi të luajë në sulm së bashku me Marcos Asensio dhe Karim Benzema.

Në portë pritet të startojë Keylor Navas, derisa në skuadër është ftuar edhe i riu, Vinicius Junior.

Real Madrid team news

Formacioni i mundshëm: (4-3-3) Navas; Carvajal, Varane, Vallejo, Nacho; Modric, Casemiro, Kroos; Vazquez, Benzema, Asensio./IndeksOnline/