15:33 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Real Madrid pa tre yjet e formacionit parë në ndeshjen e Championsit

Real Madridi do të përballet në udhëtim me CSKA Moskën të martën në një ndeshje të vështirë në kryeqytetin rus.

Siç ka raportuar faqja zyrtare e Real Madridit në Twitter, Los Blancos do të paraqitën në këtë përballje pa tre nga futbollistët kryesor të skuadrës.

Gareth Bale, Sergio Ramos dhe Marcelo nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen.

Bale pësoi një dëmtim të muskujve në derbi të Madridit këtë fundjavë, ndërsa përjashtimi i Ramosit është paksa i çuditshëm. /IndeksOnline/