10:12 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në miqësoren me Jordaninë

Shqipëria do ta zhvillojë sot miqësoren ndaj Jordanisë, katër ditë para ndeshjes me Izraelin në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja shqiptare është nikoqir i Jordanisë në ”Elbasan Arena”, teksa katër ditë më vonë, udhëton drejt Izraelit.

Kjo miqësore do të shërbejë për Christian Panuccin për t’i kontrolluar lojtarët e tij para ndeshjeve vendimtare në Ligën e Kombeve.

Related image

Sistemi që Panucci do të përdorë sonte pritet të jetë, 4-2-3-1. Në portë, Strakosha është i paprekshëm, derisa në krahët e mbrojtjes do të luajnë Hysaj dhe Lenjani, transmeton IndeksOnline.

Mërgim Mavraj dhe Berat Gjimshiti përbëjnë qendrën e mbrojtjes së Shqipërisë.

Në qendër të mesfushës priten të luajnë Migjen Basha dhe Lila, teksa në pozitat më ofanzive priten të luajnë Grezda, Memushaj dhe Gavazaj.

lineup

Në sulm, i vetëm pritet të startojë Bekim Balaj, por edhe Manaj është një opsion për Panuccin./IndeksOnline/