19:18 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Formacioni i Shqipërisë kundër Jordanisë, Mavraj kapiten

Pas deklaratës së ditës së djeshme të trajnerit Kristian Panuçi, ku lojtarët e Kombëtares do e zgjidhnin vetë kapitenin e ekipit përfaqësues, mesa duket të gjithë e kanë zgjedhur emrin që do të mbajë shiritin e kapitenit.

Në ndeshjen e sotme me Jordaninë, por me shumë mundësi edhe në të ardhmen, do të jetë mbrojtësi Mërgim Mavraj që do të mbajë shiritin e kapitenit. Zëvendësi kapiten do të jetë Andi Lila.

Të dy, kanë shumë ndeshje me ekipin përfaqësues, dhe nga fytyrat më të vjetra në Kombëtare, që shumë mirë mund të bëjnë edhe rolin e liderit brenda grupit, për më tepër kur zgjidhen nga vetë protagonistët në fushë.

 

SHQIPËRIA: Berisha, Lila, Gjimshiti, Mihaj, Binaku, Mavraj (C), Ramadani, Xhaka, Grezda, Gavazaj, Manaj. Trajner: Kristian Panuçi